Adri Nurellari, njohës i rrethanave politike në Shqipëri dhe pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, se Ilir Metës iu desh të zgjedhet president për shkak të rrethanave të caktuara në Shqipëri dhe krizës që po mbretëron atje.
Sipas Nurellarit, zgjedhja e tij s’e zgjidh krizën në Shqipëri, dhe shkon në dëm të Partisë Demokratike – e cila prej kohësh po proteston dhe krerët e së cilës kanë bërë tashmë të ditur që s’shkojnë në zgjedhje.
“Protesta e opozitës e ka detyruar Ilir Metën dhe LSI-në që të marrë krah. Kjo zgjedhje ka qenë e kushtëzuar nga rrethanat e fundit. Për shkak të afateve edhe të zgjedhjes së presidentit, por edhe zgjedhjet e 18 qershorit”, pohoi Nurellari, njofton Klan Kosova.
“Nëse shkohet pa të djathtën në zgjedhje, atëherë Partia Socialiste do formonte vet qeverinë, duke ia hequr kështu fuqinë LSI-së. Një nga arsyet përse Meta e bëri këtë zgjedhje, është kokëfortësia e opozitës për t’u ulur dhe gjetur një zgjidhje të ndërmjetme. Kjo zgjedhje që bëri Meta shkon në dëm të Partisë Demokratike, e cila ka menduar se tërheqja e Metës nga procesi zgjedhor do pamundësoheshin zgjedhjet”.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër