Analisti Adri Nurellari në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës, ka vlerësuar se bashkimi kombëtar duhet të mendohet si neofunksionalist.
Sipas tij bashkimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të trajtohet vetëm si folklorik dhe se duhet të thellohet bashkëpunimi në shumë sfera.
“Para se të kalojmë tek bashkimi politik, duhet të shteret bashkëpunimi në të gjitha rrafshet”
“Nuk duhet ta mendojmë bashkimin kombëtar me çiftelia dhe vargje të Luigj Gurakuqit” është shprehur Nurellari.
Lidhur me dimensionin nacionalist Nurellari tha duhet të trajtohet me seriozitet, përderisa shtoi se përveç kësaj ekziston një valë evropiane e populizmit, që ka nuanca të së majtës njëkohësisht edhe të djathtës.
“Rimëkëmbja e tezave nacionaliste duhet të na mobilizojë që të mos jemi të papërgatitur”
“Duhet ta marrim seriozisht si kërcënim rindezjen e nacionalizimit” tha ai.
Nurellari gjithashtu vlerësoi se bashkimi kombëtar nuk duhet të trajtohet si diçka që bie ndesh me BE-në, njofton Klan Kosova.
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtari...