Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë nesër i pranishëm në Beograd për takimet e radhës për Open Balkan që pritet të zhvillohen në datat 3 dhe 4 nëntor.
Zyra e kryeministrit ka konfirmuar për Euronews Albania se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e nesërm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Pritet që në takimin e nesërm të jetë i pranishëm në Beograd një përfaqësues i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq vuri në dyshim zhvillimin e takimeve në Beograd, pasi në një postim në Facebook u shpreh se, “mbështetje e fortë Open Balkan. A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”.
Open Balkan është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.
Në fund të muajit korrik liderët, Rama, Zaev dhe Vuçiç firmosën tri marrëveshje.
Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam ga...
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person
“Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve”, Begaj uron...
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...