Për të shkuar në Lurë, vend turistik në qarkun e Dibrës, duhet të mendohesh mirë për automjetin që zgjedh në udhëtim.
Me shumë gjasa, mund të ktheheni me dëme të mëdha. Dhe kjo për shkak të rrugës së shkatërruar.
Por ndërsa kryeministri Edi Rama flet për rrugët dhe premton se Lura do të ketë rrugë të re, vetë ai, nuk ka guxuar ta ndërmarrë me automjet udhëtimin nga Tirana për në Lurë. Aty ai mbajti një takim me banorët në llogaridhënien me qytetarët, nismën që i ngjason fushatave elektorale, dhe që këtë sezon e gjen gjithë qeverinë në terren. Kryeministri ka udhëtuar me helikopter.
Foton e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha përmes një denoncimi që i ka ardhur nga qytetarët.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit