Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, i konsideron zgjedhjet e 18 qershorit një moment kritik për Shqipërinë.
Duncan Norman: “Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqëndrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t’u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”.
Në një bashkëbisedim në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-britanike pas brexit në Institutin Shqiptar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ambasadori britanik theksoi se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i rëndësishëm për Britaninë e cila do të jetë mikëpritësja e samitit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018, si pjesë e proçesit të Berlinit.
Duncan Norman: “Britania do të angazhojë më shumë burime për rajonin, më shumë para, kohë dhe diplomatë dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë. Shqipëria ka një rëndësi për Britaninë e Madhe, dhe kjo edhe per arsye negative. Shqiptarët kontrollojnë 50 % të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe si dhe janë shumë të përfshirë në trafikimin e drogërave të tjera gjithashtu.
Ambasadori Norman tha se shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të mëdha që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Britani.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...