Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i është kundërpërgjigjur ambasadores Yuri Kim pasi kjo e fundit njohu si kryetar te PD Enkelejd Alibeaj.
I ftuar ne A2 CNN, Berisha u shpreh se nuk pranon ndërhyrje te tilla dhe për shkak te qëndrimit te saj u rikthye te garoje.
“Ky takim ishte shkelja flagrante e radhës e Konventës së Vjenës nga një diplomate e akredituar në Tiranë. Shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj. Por ishte njëkohësisht përpjekja e dështuar e radhës e ambasadores për të përcaktuar kreun e PD-së. Refuzoj çdo ndërhurje tuajën në problemet e brendshme të PD dhe kërkoj të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve të partisë. Nuk mund të pranoj ndërhyrje të tilla. Ju i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe si duhet të zgjidhet PD dhe kjo më ka bërë të rikthehem të garoj. Do ta keshilloja qe nese deshiron qe te kete komunikim te sinqerte me demokratet t’u kerkoje te falur për shprehjen e diktatorit Hoxha. Deri më sot nuk ka kërkuar të falur. Ajo ishte një frazë e mirëmenduar sepse është e njohur. Ose ajo ka studiuar Enver Hoxhën dhe ka gjetur shprehjen se shqiptarët bar do hanë dhe imperializmit amerikan nuk i nënshtrohen, ose ajo ka pasur lidhje me marksizëm leninizëm. Ajo ishte një përzgjedhje për ti ofenduar shqiptarët”, tha Berisha.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari