Deri në orët e pasdites parashikohet që Shqipëria të jetë në ndikimin e motit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në lindore ndërsa momente të shkurtra me pika shiu rrezikon skaji juglindor.
Sipas MeteoAlb, orët e vona të mbrëmjes sjellin largim të vranësirave nga vendi jonë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 Ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Qëndore dhe ajo Veriore do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm vijojnë brigjet e Detit të Zi. Ndërsa moti i kthjellët dhe me diell do të dominojë në Vendet e Ballkanit Perëndimor, Europën Lindore dhe Gadishullin Iberik.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta mbizotërojnë kushtet atmosferike në republikën e Kosovës deri pak pas mesditës. Parashikohet që kushtet e motit të vijojnë po njësoj edhe pasdites dhe natës.
Maqedonia e Veriut
Paraditja vijon në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta në republikën e MV. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale dhe shira afatshkurtër në zona të izoluara. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin largim të vranësirave dhe reshjeve nga MV.
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...