Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se, gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, një ndër të cilat mbetet aktive dhe një është nën monitorim.
Sa i përket vatrave aktive, në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, po vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.
Në Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.
Ndërsa zjarret janë shuar në malin e Allushit, Bulqizë. Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë. Në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë. Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë. Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë. Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë.
Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë. Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë. Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë. Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë. Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq. Në lagjen Çole, bashkia Vlorë
Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.
Gjithashtu AKMC u bën thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat./atsh
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...
“Nuk e kemi shitur, as nuk do e shesim Sazanin”/ Rama nga Vl...