Nga aksidenti në mes të dy trenave në Greqi, ku vdiqën 36 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë, mbeti i lënduar edhe një shqiptar, i cili ndodhej në vagonin e fundit gjatë udhëtimit.
Ai u dërgua në spitalin e Selanikut dhe aktualisht ndodhet në shtëpi.
Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.
Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonët e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave. Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit, spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit./TCh
Miftaraj: Nëse Radoiçiqi udhëton jashtë Serbisë, do të arres...
Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të nj...
Zgjidhet ngjyra e vitit 2024
Blero refuzon të përgjigjet edhe në pyetjen e dytë në darkën...
Prizreni me dy mendje rreth faljes së tatimit në pronë
BBC: Rusia josh emigrantët që vijnë nga kufiri finlandez për...