Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra në një spital Covid në Selanik mëngjesin e së mërkurës. Sipas raportimeve të mediave në vend, viktima është gjetur e karbonizur në katin e dytë të godinës së Klinikës Pulmonare, në krahun e Covid-it nga ku ka nisur zjarri.
Ndërkohë, sipas asaj që ka deklaruar drejtori i spitalit zjarri është vënë nga një pacient që po trajtohej për koronavirusin.
“Tymi është shumë i dendur për momentin, nuk e dimë se çfarë po ndodh me 20 pacientët,” shtoi ai.
Zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e pacientëve. Thuhet se 20 pacientët që ndodheshin ne pavijon ishin në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e koronavirusit. /abcnews.al/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...