KASH njofton me dhimbje të thellë lajmin e hidhur se njëri nga bashkëthemeluesit e tij, Ambasador Marko Bello, u nda nga jeta pas një beteje të fortë me Covid -19.
KASH i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bello, miqve dhe kolegëve me të cilët Marko ndau ditët e përkushtimit të tij familjar e shoqëror.
Diplomacisë shqiptare, opinionit publik, klasës politike dhe rrethit të gjerë shoqëror do t’u mungojë fjala dhe buzëqeshja e një intelektuali dhe atdhetari të përkushtuar, i cili nuk u ndal asnjë çast së kontribuari për një Shqipëri më të mirë.
KASH do të ndjejë mungesën e një prej bashkëthemeluesve dhe anëtarëve të vet më të devotshëm, diplomatit dinjitoz, i cili kontribuoi në përditshmëri për rritjen dhe fuqizimin e Këshillit dhe përçimin e zërit të tij brënda e jashtë vendit në dobi të interesave tona kombëtare, në dobi të Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë.
Pas kalimit të kësaj situate, KASH do të organizojë një takim përkujtimor për t’i bërë nderimin e merituar anëtarit të tij dhe një prej figurave te shquara të shtetit dhe politikës shqiptare!
Marko, të qoftë i lehtë dheu i atdheut, të cilin e deshe pa kushte!
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...