Në rivierën shqiptare, këto ditë ndodhen mbi 300 mijë pushues.
Është kulmi i sezonit dhe një prani e madhe ka rritur fluksin në ato pak qendra shëndetësore që ndodhen në këtë zonë.
Vetëm në qytetin e Himarës çdo ditë shkojnë mbi 40 mijë persona, pjesa dërmuese pushues. Kjo qytezë ka një qendër shëndetësore në të cilën punojnë me turne dy mjekë. Ata e kanë të pamundur të përballojnë numrin e madh të vizitave por edhe të urgjencave. Këtë e pranojnë vetë mjekët.
Në Himarë mjekët kanë në dispozicion vetëm disa mjete minimale pune ndërsa për rastet e rënda dërgohet në spitalet rajonale në Vlorë, fier dhe deri në tiranë.
Në dispozicion janë katër autoambulanca. Në ditët e nxehta dhe pushimet në breg të detit, ka një numër shumë të madh rastesh kryesisht nga pushuesit që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Të parat janë virozat dhe Covid, por edhe rastet e urgjencave të rënda si infarktet. Ndërkohë qëndra shendetsore e Drimadhës ka më shumë mjekë./tch/
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...