Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karbunarë e Vogël në Lushnje, ku një ujk ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë.
Pronari i fermës, Namik Sinani, ka bërë të ditur se nga 80 kokë dhi edhe dele, 40 i ka ngrënë ujku, ndërsa pjesa tjetër janë pjesërisht të lënduara.
Sipas blegtorit, sulmi ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit. Sinani mendoi se në fermëë kishin hyrë hajdutët, por kur shkoi tek bagëtitë ka parë ujkun.
Sipas Top Channel, blegtori kërkon ndihmë nga shteti për kompesimin e tufës së bagëtive.
Banorët e Karbunarës iu tremben sulmeve të kopeve të ujqërve pasi ata prej kohësh hyjnë natën në qendrat e banuara. Pylli i “Zgjanës” pranë fshatit është streha e ujqërve, numri i të cilëve është shtuar shumë vitet e fundit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...