Një autoveturë tip “Volkswagen” në të cilën udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anës rrugës mëngjesin e së dielës.
Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.
Si pasojë e përplasjes të lënduar kanë mbetur pesë personat, një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur pesë dhe gjashtë vjeç, një e moshuar dhe një dajë i ri.
Të lënduarit janë dërguar te Trauma në Tiranë.
Njoftimi nga policia:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...