Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka radhën për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës e ka sot Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.
Kryetari i PD-së dhe Sekretari i Përgjithshëm do të merren në pyetje nga hetuesit për protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri që degjeneroi në akte dhune.
Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal.
Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit dhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimit të bombolave anti-zjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli./abcnews
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve