A mund të ketë prapë një bashkëpunim mes Ilir Metës dhe Edi Ramës?
I pyetur gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, presidenti Meta tha se nëse prioritare do të kishin qenë raportet personale, ata nuk duhej të kishin bashkëpunuar asnjëherë. Pa artikuluar një po ose jo të prerë, Meta tha se ai është në politikë për disa interesa shumë më të mëdha.
Fevziu: A mund të ketë prapë një bashkëpunim mes jush?
Meta: Mendoj që ka patur shumë arsye, në rast se do të vendosnim raportet personale si prioritare për të mos bashkëpunuar asnjëherë me zotin Rama prej gati 10 vitesh. Por, unë jam në politikë për të parë disa interesa shumë më të mëdha, të cilat për fat të keq zoti Rama nuk i shikon dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi për to, të cilat kanë të bëjnë me vendin dhe kanë të bëjnë me të gjithë qytetarët shqiptarë.
Fevziu: Është Kryeministër në dy manddante dhe falë ndihmës suaj.
Meta: Kjo nuk është një arsye për të mos e bërë përgjegjës për mosmbajtjen e gjithë atyre angazhimeve për të cilat ka marr edhe këto mandate, sidomos mandatin e parë në platformën e koalicionit për Shqipërinë europiane.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...