Një 34 vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të banjës në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën.
Burime për ABC bëjnë të ditur se Alban Pashollarit iu dha ndihma e parë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Mësohet se ai ka qenë në shoqërinë e një miku të tij. Ata kanë udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit dhe kur janë afruar pranë banjës kanë hyrë për t’u larë edhe pse vaskat ishin të mbyllura. Raportohet se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat e vaskave për t’i mbushur ato me uji termal.
Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...