Një e dënuar 33-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
“A.H, e lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ‘Ali Demi’ më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) më 15.10.2020”, thuhet në njoftim.
Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.
“Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension. Rreth orës 03:40 të mëngjesit ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar. Autoritetet përkatëse janë vënë menjëherë në dijeni dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore”, thuhet në njoftimin e Burgjeve. /Euronews/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...