Reshje të dendura shiu përfshinë mbrëmjen e së mërkurës territorin e Shqipërisë duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe vështurësi në disa qytete.
Disa rrugë kryesore të qytetit të Durrësit u përmbytën vetëm pas 30 minutave reshje, ndonëse dy ditë më parë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza u pastruan nga ndërmarrja në varësi të ujësjellësit.
Rrugët u kthyen në të pakalueshme edhe në Lezhë ku pati përmbytje në disa lagje, ndërsa në bregdet pati stuhi detare, ku për pasojë në Vlorë u shtynë udhëtimet e trageteve drejt Italisë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Sipas njoftimi të saj duke ju referuar Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore dhe IGJEUM-it, në tre ditët në vijim do të ketë reshje shumë intensive të cilat do të rrisin rrezikun e përmbytjeve.
Për këtë arsye MIE dhe institucionet e saj të varësisë kanë kaluar në gjendje gatishmërie të plotë.
Reshjet më të dendura priten edhe përgjatë gjithë ditës së enjte ndërsa të premten dhe të shtunën intensiteti do të vijë duke u ulur.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kompanitë kontraktore të mirëmbatjtes së rrugëve po monitoron pa ndërprerje situatën, për të ndërhyrë në çdo rast të bllokimit të mundshëm të rrugëve, si nga vërshimi i ujit, ashtu edhe nga rënia e inerteve në rrugë.
Ndërkohë që institucionet e sistemit energjetik, OST, OSHEE dhe KESH janë vënë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që do të ketë stakime apo dëmtime të linjave të furnizimit me energji elektrike.
Në gatishmëri janë edhe Aviacioni Civil si dhe Portet detare të vendit, të cilat që gjatë ditës së mërkurë janë përballur me situata të vështira, për shkak të detit të trazuar dhe me shumë ballë.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve