Autoritetet shqiptare nisin procedurat për rikthimin në atdhe të trupit të Major Klodian Tanushit, i cili humbi betejën me jetën pas plagosjes së rëndë gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rreth orës 21:40 të së premtes.
38-vjeçari pritet të kthehet javën e ardhshme në Shqipëri. TV Klan mësoi se sipas procedurave të Aleancës ushtarake, nevojiten 72 orë që një trup i pajetë të kthehet në vendlindje.
Ashtu si nëntetarja Zarife Hasanaj, e mbetur e vrarë në të njejtin incident, major Tanushi do të shpallet dëshmor i atdheut. Ai është dëshmori i 182-të i Forcave të Armatosura i rënë në detyrë prej vitit 1945.
Sakaq autoritetet letoneze vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Pjesë e tyre është edhe një Task Force e ushtrisë shqiptare. Siç dihet, incidenti ndodhi në një fushë stervitore ku trupat shqiptare po përgatisnin terrenin.
Major Klodian Tanushi mori detyrën për të udhëhequr misionin ushtarak të NATO-s në Letoni me afat qëndrimi 6-mujor.
Ai ishte një ndër ushtarakët me përvojë dhe karrierë të vlerësuar në forcat e armatosura dhe një nga ekspertët më të kualifikuar në asgjesimin e municioneve luftarake. Majo Tanushi është vlerësuar me disa medalje për kontributin e dhënë në misionet brenda dhe jashtë vendit. Ai ishte baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë. Të premten u përcoll për në banesën e fundit edhe nëntetarja Zarife Hasanaj. Nga ngjarja e 6 majit u plagos edhe rreshteri Julian Kapaj që ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan/
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...
Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë
Mimozës i vjen dron në Ferma VIP me një mesazh nga Dafina Ze...