Haxhinjtë janë përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas nga familjarët e tyre, si dhe nga besimtarë të shumtë.
Grupi i parë i besimtarëve muslimanë nga Shqipëria janë nisur drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin, raporton Anadolu Agency (AA). Haxhinjtë janë përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas nga familjarët e tyre, si dhe nga besimtarë të shumtë.
Në grupin e parë kanë udhëtuar rreth 215 besimtarë, të cilët fillimisht do të ndalojnë në Xhide të Arabisë Saudite. Tomorr Shehu, njëri nga besimtarët për AA tha se është i lumtur që po udhëton drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin.
“Kjo është hera e parë që shkoj për Haxh dhe jam shumë i gëzuar. Shpresoj ta kryejmë me sukses. Uroj që gjithë besimtarët muslimanë ta kryejnë Haxhin”, tha ai.
Saimir Kondi, është një tjetër besimtar nga Shqipëria i cili është nisur për të kryer Haxhin për herë të parë. Ai tha se shpreson që ky udhëtim të shërbejë për të forcuar besimin. “Ndihem shumë i emocionuar dhe uroj që çdo besimtar musliman ta kryej sa më mirë Haxhin”, tha Kondi.
Edhe këtë vit bashkë me besimtarët nga Shqipëria, udhëtojnë edhe besimtarët nga Mali i Zi, ku në total janë 470.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...