Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me nisjen sot të votimit nga diaspora.
Rama shprehet se qeveria e mbajti fjalën dhe se tani u takon shqiptarëve të diasporës që ta përdorin votën e tyre.
Reagimi i Edi Ramës:
VOTA E DIASPORËS KA HYRË PËRFUNDIMISHT NË JETËN TONË DEMOKRATIKE
Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!
NE E MBAJTËM FJALËN, TANI U TAKON SHQIPTARËVE TA PËRDORIN VOTËN E TYRE
Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027
VOTO 5 mu në mes të fletës së votimit ku është kolona #PartiaSocialiste #EdiRama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar./Arbresh.info/
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes