Këtë të martë nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në orën 12:30, ku përfaqësues nga mazhoranca dhe opozita do të ulen në tavolinë për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e së hënës se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve. Po nga opozita, do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma.
Opozita prezantoi pak ditë më parë një draft në të cilin parashikohet se si duhet bërë zgjedhja e kreut të ri të shtetit dhe si duhet vepruar në çdo raund, për të cilin pritet të diskutohet këtë të martë.
Edhe pse i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur e vetme kreun e ri të Shtetit, PS ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar në tryezë grupet e opozitës në parlament si edhe me shoqërinë civile.
Prej javësh është krijuar një “zhurmë” presidenciale me emra, propozime dhe supozime, por ende nuk ka një emër zyrtar si kandidat për t’i zënë vendin Ilir Metës, i cili përfundon mandatin në muajin korrik. /Top Channel/
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...