Pasditen e sotme po zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, teksa kreu i demokratëve Sali Berisha, ka dalë nga selia dhe është nisur drejt Kryeministrisë.
Që në nisje ka pasur hedhje shashkash dhe brohoritma, të cilat e shoqëruan Berishën gjatë gjithë rrugës.
Krah kreut të demokratëve qëndronte Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.
Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është drejtuar për të Kryeministria aty ku do të mbahet protesta kombëtare. Berisha ka dalë i shoqëruar nga deputetët e PD, duke përshkuar rrugën në këmbë, ndërsa ndiqen edhe nga mbështetës. Gjatë kohës që Berisha ecën drejt Kryeministrisë, dëgjohen edhe zhurma nga hedhja e kapsollave ose shashkave./tch
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...
Konfirmohet turbekulozi te lopët në një fermë në Viti
Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osman...
“Do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen” – Foda...