“Shën Ndou iu ndihmoftë!”. Kjo është përshëndetja që i bëjnë njëri-tjetrit pelegrinët që i drejtohen kishës së Shën Ndout, në Laç.
Nga sot nisin 13 të martat, ku mijëra pelegrinë nga i gjithë vendi, të bindjeve dhe besimeve të ndryshme fetare, ngjiten në malin e shenjtë, në kishën e Shën Ndout, në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për t’iu plotësuar dëshirat.
Pelegrinët ngjiten në këtë mal, duke kryer gjatë të gjithë rrugës rite të ndryshme, si vendosjen e rrobave, përshkimin e shenjave të ndryshme në gurë dhe mure, ndezja e qirinjve, vizita te shpella e Shën Vlashit, si dhe marrja pjesë në meshën tradicionale që kremtohet me këtë rast.
Një rrugë vërtet e gjatë, e lartë dhe me shkallë të lodhshme, por askush nuk ankohet. Të gjithë, pasi mbërrijnë në krye shprehen se është rruga e mrekullive, e shpresës dhe ndihmës së pritur nga shenjti dhe askush nuk ndien lodhje, përveçse harmoni./tch
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit