Në orët e mbrëmjes së djeshme pikëkalimet kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë u bllokuan për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik të palës greke.
Radhë të gjata automjetesh u krijuan në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ndërsa puna u bllokua edhe në Kakavijë.
Fillimisht pala greke lejoi vetëm kalimin e personave me pasaporta greke, duke penguar kështu edhe lëvizjen e lirë të individëve shqiptarë.
Ndërsa pas mesnatës defekti është riparuar dhe situata në pikëkalimin kufitar të Kapshticës është normalizuar.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...