Këtë të premte do të nisin punimet për legjislaturën e 11-të të Kuvendit.
Nga 83 socialistë, 53 prej tyre do të ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Shumica të pasprovuar në terrene zgjedhore por jo pa eksperiencë në fushat ku kanë shërbyer, pasi kanë mbajtur poste të rëndesishme, nga ministra, zvministra, kryebashkiakë, administratën publike apo edhe karriere të gjatë në profesione të ndryshme.
E teksa Edi Rama solli në parlament figura të reja, Sali zgjodhi riciklimin.
Nga 50 deputetë të koalicionit, demokratët kanë vetëm 42. Vetëm 13 demokratë ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Ndërsa pas një mungese disa vjecare, në sallë rikthehet sërish Jozefina Topalli, Gent Strazimiri, Bardh Spahia apo Igli Cara.
Mbledhja e kuvendit të ri, vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli kabinetin e ri qeveritar./abcnews.al
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...