Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha sot përmes një konference për shtyp se kontrolli i territorit dhe ekonomisë ka kaluar në duart e krimit dhe se organet e zbatimit të ligjit janë të shpartalluara.
Basha ka folur për herë të parë edhe për ngjarjen të pak ditëve më parë në Bllok ku ndër të tjera është shprehur se Ervin Mata person i shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen ku mbeti i vrarë nje person ka qenë në një udhëtim jashtë shtetit me Saimir Tahirin.
“Ngjarja në Tiranë që na u shit si përplasje për një këngëtare është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Në të janë përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje nga pushteti”.
“E mbani mend, kur Tahiri u nis për Gjermani pasi iu kthye pasaporta? Ishte në Gjermani me këtë Matën e përfshirë në sherrin me armë në lokal mes bandave rivale. Ka ndodhur në një lokal të preferuar të Ahmetaj dhe të ministrave dhe deputetëve të tjerë, në zemër të Tiranës”– tha Basha.
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...