Vitin e ardhshëm akademik, maturantët në Shqipëri të cilët do të konkurrojnë për degën Mjekësi e Përgjithshme, përveç tre testimeve të maturës, do i nënshtrohen edhe një provimi të automatizuar.
Në provimin e automatizuar, rreziku për gabime do të jetë zero dhe vlerësimi do të jetë direkt pas përfundimit të provimit. Vlerësimi do të ketë 30 përqind të peshës së notës.
Marrëveshja është nënshkruar me Universitetin e Mjekësisë dhe Ministrisë së Arsimit.
Gjatë përzgjedhjes së studenteve për të vijuar studimet për mjekësi, universiteti do duhet të marrë parasysh rezultatet e provimit automatik.
Ndryshime janë parashikuar edhe në Maturën Shtetërore. Fleta e cila përdoret nga nxënësit për të zgjidhur ushtrimet nuk do të lejohet, pasi u merr kohë maturantëve dhe rrit përqindjen e gabimeve.
Provimet do të zhvillohen në qendra të mëdha, për të ulu mundësinë e abuzimeve. Sallat e mëdha do të jenë të vëzhguara me kamera, kështu çdo pretendim me pas nga nxënës e prindër mund të verifikohet. /Tch/
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë