Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë.
Më herët ministrja e Infrastrukurës, njoftoi se qarkullimi në këtë vepër infrastrukturore do të ishte pa tarifë, deri në fund të sezonit turistik.
Parashikimet janë deri në datën 15 shtator, më pas do të nisë aplikimin tarifa 10 euro vajtje-ardhje për makinë.
Tuneli i Llogarasë, ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe rruga nga Dukati drejt Palasës përshkrohet për 7 minuta, nga 45 që nevojitej nga Qafa e Llogarasë.
Projekti ka dy tunele, ku njëri prej tyre është i emergjencës. Parashikimet janë që në rast të rritjes së fluksit të turistëve, të dy tunelet do të vihen në funksion të qarkullimit.
Menaxhimi i vetëpagesave për këtë vepër publike, do të bëhet nga shoqëria aksionere e krijuar për këtë qëllim që njihet me emrin Enti Kombëtar i Operimit Rrugorë.
Kompania është me kapital shtetëror dhe përfaqësohet nga ministria Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas të dhënave, kjo shoqëri do të ofrojë shërbimin e operimit, mirëmbajtjes së portave automatike, sistemin e tarifimit, shpërndarjen e biletave si dhe aboneve mujore për përdoruesit.
Aktualisht, tre janë segmentet rrugore që aplikojnë pagesë, rruga Milot-Morinë, Thumanë-Kashar, si dhe Dukat-Palasë.
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...