Nga selia e PD-së në qeverinë e Ramës, Besart Kadia emërohet te ‘Financat’, zëvendës i Anila Denaj

12:02 | 12 Nëntor 2020

5 muaj para zgjedhjeve Edi Rama ka vendosur të rifreskojë kabinetin e tij në rang zëvendës ministrash.

Lëvizja më e fundit ndodhi në Ministrinë e Ekonomisë ku eksperti i kësaj fushe Besart Kadia u emërua si zëvendës i Anila Denaj, më të cilën jo pak herë u përplas në studio televizive.

Vendimi i Kryeministrit, prodhoi shume zhurmë në media jo vetëm se eksperti Kadia ne publik ishte kritik me qeverinë , por edhe sepse e shkuara e të zgjedhurit më të ri të kabinetit Rama 2 mban me shumë funksione në oborrin e selisë blu sesa kampin rozë. Besard Kadia është një nga 24 koordinatorët që Lulzim Basha prezantoi me shumë bujë në vitin 2014.

Por, jo vetëm, ai ishte anëtar i një prej forumeve më të larta të partisë, Këshilli Kombëtar si dhe drejtoi sekretariatin për “Sipërmarrjen e lirë”. Krahas kontributit në Partinë Demokratike emri i Kadiës nuk u pa në listën e Lulzim Bashës në 2017, ndërkohë eksperti nuk kurseu kritikat shpesh herë as ndaj Partisë Demokratike duke kërkuar shkrirjen e departamenteve dhe një qëndrim më radikal të lidershipit. Promovimi i Besart Kadisë nga Edi Rama nuk u prit nga selia blu, e cila risolli në vëmendjen e publikut dokumentin e shkarkimit të ekspertit të ekonomisë nga të gjitha funksionet në PD në nëntor të vitit 2019. Lulzim Basha e justifikoi asokohe vendimin e përjashtimit me përfshirjen e Besard Kadisë në lëvizjen e re politike “Alternativa” si dhe dhe bindjen se informacionet e verifikuara nga selia blu, rezultonte se ajo financohej nga burime te dyshimta të klientëve preferencial të qeverisë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara