Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Brukselit, ku ditën e nesërme, më datë 7 dhjetor, do të marrë pjesë në Samitin “BE-Ballkani Perëndimor – Thyerja e Ngërçit: Gratë, të rinjtë, drejtësia dhe zgjerimi i BE”.
Kryediplomati shqiptar do të jetë pjesë e panelit të parë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”.
Gjatë samitit të këtij viti, do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh politikash.
Ky samit do të ofrojë një mundësi për të reflektuar mbi këto sfida në kontekstin e momentit të ripërtërirë të zgjerimit të BE-së, që përfshin jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Ukrainën, Moldavinë dhe vende të tjera të Fqinjësisë Lindore të BE./euronews
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK