Ditën e nesërme është paralajmëruar që në orën 11:00 do të zhvillohet protestë kombëtare. Njerëz nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen para kryeministrisë për të protestuar për rritjen e çmimeve.
Kryeministria ka marrë masat dhe mbrëmjen e sotme ka nisur blindimin e dyerve.
Sot ishte dita e tretë e protestës në Tiranë dhe qytete të tjera pasi qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që për pasojë ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të tjera.
Në Tiranë u mblodhën dhjetëra qytetarë, të cilët qëndruan rreth 2 orë para kryeministrisë ndërsa më pas u zhvendosën në rrugën e Durrësit dhe tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ku penguan qarkullimin e mjeteve për disa caste derisa ndërhyri policia.
Besnik Tahiri për seancën për presidentin: Shkelje e rëndë, ...
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president