Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, njoftoi se nesër, më 25 gusht, nis zyrtarisht shpërndarja e librave falas në të gjitha shkollat e vendit, si pjesë e përgatitjeve për vitin e ri shkollor që do të nisë më 8 shtator.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu theksoi se kjo është një politikë sociale e qeverisë që synon të lehtësojë barrën ekonomike për mijëra familje shqiptare.
“Duke filluar nga nesër, më 25 gusht, nis shpërndarja e librave falas në shkolla, një politikë mbështetëse e qeverisë për familjet, në prag të çeljes së vitit të ri shkollor”, u shpreh ministrja.
Të gjitha institucionet arsimore janë udhëzuar se si do të veprojnë me mbledhjen apo grumbullimin e teksteve që janë përdorur gjatë vitit të kaluar.
Ato kanë ngritur në çdo shkollë një komision të veçantë për vlerësimin e gjendjes se librave.
Duke filluar nga e hëna shpërndarja e teksteve do të vijojë deri me datë 7 shtator, një ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve