Nis më 17 qershor rinumërimi i kutive të votimit për 4 qarqe: Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan.
Ky proces, vjen pas vendimit të marrë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe do të realizohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë me dije se të gjitha kutitë e votimit brenda vendit në Qarkun Tiranë do i nënshtrohen nesër procesit të rinumërimit. Po ashtu, kutitë për subjektet dhe kandidatët në 9 KZAZ të Fierit, një total prej 587 qendrash votimi, do i nënshtrohen gjithashtu rinumërimit.
KQZ njofton se rinumërim të plotë do të bëhet edhe për 360 kuti të Qarkut Durrës, nga të cilat 275 brenda vendit dhe 85 jashtë vendit, ndërsa në qarkun e Elbasanit do të rinumërohen 94 qendra votimi në dy KZAZ.
24 grupe numërimi me 63 punonjës administrate, prej të cilëve 48 numërues dhe 15 zëvendësues, do të marrin pjesë në procesin e rinumërimit të 2.323 qendrave të votimit, përfshirë edhe 85 kuti votimi nga jashtë vendit.
Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.
Qarqet ku do të zhvillohet rinumërimi
Qarku Tiranë
Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit
18 KZAZ
1.282 qendra votimi
Qarku Fier
Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët
9 KZAZ
587 qendra votimi
Qarku Durrës
Rinumërim i plotë për:
111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22
126 QV të listuara nga PD-ASHM
60 QV të kërkuara nga PLL
Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit
Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)
Qarku Elbasan
94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)
Transparencë edhe për buxhetin:
7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve
8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike
4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse/rtsh.al/
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...