Kreu i ri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi do ta marrë detyrën e tij ditën e mërkurë më datë 07.10.2020, ne orën 10:00.
Për dorëzimin e detyrës do të zhvillohet ceremonia nga Kryetari te KQZ-se në përfundim të mandatit, z. Klement Zguri tek Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi.
Përmes një njoftimi, zyra e shtypit e KQZ-së bën me dije se ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Po ashtu bëhet me dije se në zbatim të masave të marra për kufizimin e përhapjes se Covid-19, të gjithë përfaqësuesit e medies të cilët dëshirojnë të marrin pjesë, duhet të jenë të pajisur me maska.
Ilirjan Celibashi, njeriu i besuar i PS-së, u rikthye në krye të këtij institucioni pasi mori konsensusin e mazhorancës e të opozitës në parlament dhe jashtë saj.
Celibashi do të jetë komisioneri i ri shtetëror me një mandat 7 vjeçar, i cili do të ketë rolin e administratorit dhe do të përfaqësojë KQZ në marrëdhënie me institucionet e tjera.
Gjithashtu edhe e zgjedhura e PD për t’u marrë me implementimin e teknologjisë në zgjedhje arriti të marrë 105 në parlament.
Me 107 vota u miratua lista me 5 anëtarët e Komisionit Rregullator, 3 të PS dhe 2 të opozitës së bashkuar. Ky organ me mandat 7 vjeçar ka si detyrë administrimin e zgjedhjeve.
Lakers ‘demolohet’ nga Detroiti, fitojnë Bostoni...
Kurti dhe Rizvanolli nisin vizitën në Postën e Kosovës
Qendra Historike e Pogradecit drejt transformimit, Rama: Pol...
Besëtytnitë e Vitit të Ri, zakone të vjetra për një vit të m...
Neville me kritika të ashpra për Amorimin pas barazimit me W...
Mësohen të gjitha kombëtaret e kualifikuara për fazën e 1/8 ...