Barjam Begaj do të zbresë nga llozhat këtë të dielë për t’u betuar në Kushtetutë përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe për t’u nisur drejt Presidencës, ku do të mbaj një mandat 5 vjeçar.
Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00.
Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin për zgjedhjen e Begajt në postin e Presidentit, duke shprehur rezerva për procedurën e zgjedhur nga PS.
ABCnews.al ka mësuar se Partia Demokratike do ta bojkotojë edhe seancën kur do të betohet Begaj, për shkak se e cilëson zgjedhjen e tij si antikushtetuese.
Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës.
Atje Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën.
Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj.
Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur një cikël të ri në karrierën e tij, këtë herë si kryetar i Shtetit shqiptar.
Bajram Begaj u zgjodh presidenti i ri i Shqipërisë në qershor me 78 vota që ishin në favor të tij.
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...