Është firmosur marrëveshja mes Turqisë dhe Shqipërisë sa i takon ndërtimit të 500 banesave në Laç dhe Thumanë, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Tanimë jemi në fazën e dytë të këtij projekti, kemi ardhur në momentin e nënshkrimit. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga Turqia me porosi të Erdogan. Kemi zgjedhur Laçin ku besoj te ndryshimi rrënjësor në funksion të qëllimit tonë. Të gjithë ata që humbën shtëpitë do akomodohen në shtëpi më të mira. E falenderoj me mirënjohje ministrin turk e delegacionin masiv që erdhën në Tiranë”, tha Rama.
Nga ana tjetër, ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum deklaroi se shpreh ngushëllimin më të sinqertë për familjarët e viktimave.
“Do të vazhdojmë sa më shpejt me rikuperimin e dëmeve që janë shkaktuar. Jemi pranë popullit shqiptar për të shëruar plagët që shkaktoi tërmeti. Ekipet tona në terren kanë verifikuar dëmet në 6,000 njësi banimi të dëmtuara. Presidenti Erdogan na udhëzoi për planin e ndërtimit të banesave. Të na dorëzohet trualli ku do të ndërtohen banesat. Turqia do vazhdojë të mbajë këtë marrëdhënie vëllazërore me Shqipërinë”, tha ai. /TCH
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...