Është 85 vjeç, mban Ramazan prej gati 25 vjetësh, por është e fortë e plot besim.
Historia e nënë Hatixhesë, nënës çame nga Elbasani vjen kuptimplote në muajin e shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë për të përmbushur një detyrim që përbën një nga shtyllat e Islamit.
Nënë Hatixheja pavarësisht moshës së thyer thotë se nuk e ndjen fare vështirësinë e agjërimit, përkundrazi siç thotë ajo, i lutet Zotit tia lejojë edhe këtë vit, se ndoshta vitin tjetër mund të jetë e pamundur.
Nënë Hatixheja: Kur fillova Ramazanin, u ktheva drejt Kibles (Meka) dhe thash: O Zot, ma bëj të lehtë edhe këtë vit se nuk dihet rroj mot apo nuk rroj. Dhe Zoti ma ka bërë të lehtë. Ngrihem në sabah dhe nuk e dëgjoj hic këtë Ramazan.
Por, në kohën e komunizmit nuk ka qenë kaq e lehtë.
Nënë Hatixheja: Kam agjëruar edhe në kohën e komunizmit, fshehtat se vinin e na e prishnin.
Historia e lidhjes së Nënë Hatixhesë me fenë islame i ka rrënjët në familjen e saj.
Nënë Hatixheja: Babaim im e ka mbaruar shkollën në Stamboll dhe hapi shkollë në Çamëri. Unë kam mësuar pak nga Kurani. Si u prish Çamëria, ishte muaj i Ramazanit. Ikëm pa bukë dhe babai im nuk e prishi.
Momenti i iftarit është pika kulmore e ditës, kur e gjithë familja Hamiti përkujdeset që nënë Hatixheja të ketë gati gotën e ujit dhe ushqimin për të thyer agjerimin.
Edhe në Elbasan, xhamitë sidomos në muajin e Ramazanit, janë plot me besimtarë muslimanë të cilët ndjekin ritet islame me përkushtim, duke iu falur Allahut t’u falë gjynahet prej vdekatarësh.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...