Një grua nga Novosela është operuar me sukses nga një tumor në tru në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT.
Rastin e ka publikuar kryeministri Rama, që thotë se ndërhyrja ishte e vështirë, por falë punës së mjekëve 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën.
“Pas dy vitesh të gjata në luftën për jetën, Mereme Aliu, nga Novosela e Vlorës, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipave e mbesave, është operuar nga një tumor në tru, në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT.
Pas ndërhyrjes së vështirë e të suksesshme, 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën dhe asnjë cënim të funksioneve të organizmit. Respekt për bluzat e bardha” shkruan Rama.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...