Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka dërguar një shkresë zyrtare Presidentit Ilir Meta mbrëmjen e djeshme, për të kërkuar plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë për çështjet delikate mes dy vendeve.
Burime nga Presidenca për Gazetën Express pohojnë se kërkesa zyrtare ka ardhur në mbrëmje teksa këtë të mërkurë Presidenti Meta ka thirrur për konsulta në zyrën e tij ish Presidentin Bujar Nishani.
Gazeta Express mëson gjithashtu se përgjigja e Metës nuk do të vijë të paktën në dy ditët e ardhshme, pasi kreu i Shtetit do të konsultohet gjithashtu dhe me ish Presidentët e tjerë.
Kërkesa e Ministrisë së Jashtme vjen në një moment delikat, pas një sërë takimesh dypalëshe mes Ditmir Bushatit e homologut të tij grek Nikos Kotzias. Prej kohësh tashmë diskutohet për çështje të nxehta si heqja e ligjit të luftës, një pakt i ri detar mes dy vendeve, disa të drejta ligjore të çamëve, varrezat greke etj.
Kërkesa që i drejtohet Presidentit nga ana e qeverisë bëhet me qëllim “bekimin” ligjor të hapjes së negociatave dhe vënies së pikave mbi “i”, të cilat priten të bëhen publike në muajin e ardhshëm, kohë në të cilën dy kryeministrat Edi Rama dhe Alexis Tsipras, do të firmosin zyrtarisht një marrëveshje ku do të përfshihen të gjitha çështjet e sipërpërmenduara./Gazeta Express
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...