Këshilli bashkiak i Tiranës, i dalë nga votimet e 30 qershorit ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë për të diskutuar mbi projektet e investimeve.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi ndërhyrjet në sistemin arsimor, por edhe mbështetjen për shtresat në nevojë.
Veliaj: Shkolla “Servete Maçi”, kjo është shkolla e pestë që Bashkia e Tiranës ka ndërtuar nga e para në këto 4 vite, pas “Betim Muço” në Kombinat, “Ardian Klosi” në Njësinë 4, “Shkolla Kosova” dhe “Hoxha Tahsin”. Kemi miratimin për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës. Një kompensim ushqimor për fëmijët e familjeve në nevojë në shkollat ku implementohet projekti pilot “bëjmë detyrat e shtëpisë”.
Veliaj tha se në vitin 2020 qytetarët do të kenë një pedonale të re.
Veliaj: Sheshi “Nënë Tereza”, një shesh që është në mënyrë të përkohshme pedonal gjatë funksioneve të ndryshme të vitit, por që në vitin 2020 duam ta kthejmë në një tjetër shesh për këmbësorët.
Përpos investimeve kryebashkiaku Erion Veliaj lajmëroi se bashkia e Tiranës ka fituara 3 projekte të financuara nga BE. Ndryshimet e bëra në buxhet kanë marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të këshillit bashkiak përfshirë edhe ata të Bindjes Demokratike.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...