Një shofer furgoni shkolle është plagosur me thikë sot në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë.
Autori, i cili ende nuk është identifikuar ka arritur të largohet. Shkak i konfliktit mes tyre ka qenë bllokimi i rrugës.
Të plagosurit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre.
“Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit./tch
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...