Situata që ka krijuar Covid-19 ka prekur të gjithë sektorët e ekonomisë por efektet më të mëdha pritet të ndihen në turizëm, të cilin e ka paralizuar të paktën për 3 muajt e ardhshëm.
Fillimi i prillit në vitet e fundit ishte koha kur në Shëngjin, nisnin përgatitjet për fillimin e sezonit të verës. Por në këto ditë aty mbizotëron heshtja dhe qetësia.
Përfaqësuesit e operatorëve turistik në zonë shprehen se ky sektor pritet të kalojë një krizë të fortë duke dhënë një efekt mjaft negativ.
Gjatë viteve të mëparshme zona turistike e Shëngjinit frekuentohej nga më shumë se 500 mijë pushues vendas dhe të huaj gjatë sezonit të verës por përhapja e koronavirusit ka bërë që pritshmëritë të jenë shumë herë më të ulëta./oranews
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...