Puna në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas duket se po i kthehet normalitetit.
Pas gati dy ditësh bllokimi për shkak të grevës së kontrollorëve që nuk pranojnë uljen e pagës, mëngjesin e sotëm ka nisur normalisht puna me pasagjerët që fluturojnë drejt disa shteteve të Bashkimit Europian.
Siç raporton nga Rinasi Ora News, janë futur në terminal pasagjerët e avionit me destinacion Bolonian e që është programuar të niset në ora 09:05, ndërsa po bëjnë “chek in” edhe pasagjerët e dy avionëve drejt Brukselit, me orare 09:35 dhe 09:45.
Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit ndërkohë që dje pasdite rifilluan ato esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.
Deri tani, Policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini.
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...