Qielli i Tiranës u “pushtua” sot nga avionët e NATO-s të në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë.
Shfaqja në ajër filloi rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës, pikërisht kohë kur momenti i fluturimit të avionëve u shijua nga të pranishmit në ceremoni por edhe kalimtarët në rrugë.
I pranishëm në ceremoninë e sotme ishte edhe komandanti i NATO-s, gjeneral Wolters, i cili ka ardhur në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës.
Në muajin gusht të vitit 2018 u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kuçovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.
Qielli i Tiranës u “pushtua” nga avionët e NATO-s. Siç edhe duket në video ata u ngritën në qiell për disa minuta dhe zhvilluan një koreografi në nder të zyrtarizimit të aktivizimit të e Bazës së Kuçovës./report tv
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...