Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Next”, ku në prangat e policisë ka rënë pronari i një lokali dhe dy shtetas të tjerë.
Në prangat e policisë kanë rënë A. E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj këtyre tre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2019, përshtatën lokalin e shtetasit të vënë në pranga B. Ç., për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...