Forcat Operacionale të kryeqytetit kanë bërë të mundur arrestimin e Aldo Avdylajt, nipit të Astrit Avdylajt i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Aldo Avdylaj fshihej në një apartament në Tiranë.
Avdylaj akuzohet si organizator i grupit kriminal që ekzekutoi Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës, ndërsa ngjarja u “zbërthye” pas komunikimeve të zbuluara në Sky ECC të grupit kriminal të njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe Astrit Avdylajt.
Kujtojmë se dy javë më parë SPAK ndërmori një aksion të gjerë në qytetin e Durrësit dhe zonën përreth, duke lëshuar 9 masa sigurie në luftën ndaj tjetërsimit të paligjshëm të pronave në Gjirin e Lalëzit, katër prej të cilëve u arrestuan, ndërsa u shpallën në kërkim 4 persona: Elidon Avdylaj ose Aldo Abdylaj, Aleksandër Laho, Alfred Doka dhe shtetasi me iniciale A.B.
Më 18 nëntor 2022, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestron preventiv mbi 203,100 metra katrorë tokë në Shetaj (Gjiri i Lalëzit), si pjesë e hetimeve për falsifikim dhe regjistrim të paligjshëm të pronave.
/rtsh.al/
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...
Spitali i Gjakovës mohon lidhjen me grevën e punëtorëve tekn...