Në pikën kufitare të Kakavijës vijon të shënohet një fluks i lartë i qytetarëve kryesisht në dalje nga territori shqiptar. Kjo si rezultat i kthimit të emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë, pas përfundimit të pushimeve verore.
Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 12284 shtetas në hyrje – dalje të territorit shqiptare.
“Kanë vënë 4 sportele, po presim tani”.
“Po vij nga Durrësi dhe rruga ka qenë e ngarkuar se kthehen njerëzit tani”.
“Ka ndryshime përgjatë viteve edhe për kalimin në kufi edhe për rrugët”.
“Qëndrova dy javë në Shqipëri dhe tani po presim në kufi’, u shprehën disa nga udhëtarët.
Autoritetet shqiptare dhe ato greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë angazhuar maksimalisht për të menaxhuar fluksin. Pala shqiptare po punon me 6 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 4 sportele në hyrje dhe një në dalje të territorit grek. Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve, procedurat po zhvillohen në mënyrë të organizuar, ndërsa kontrollet kufitare vijojnë me intensitet të plotë
/rtsh.al/
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...