Në Himarë sot është mbajtur aktiviteti tetori rozë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka thënë se e kanë organizuar këtë aktivitet me qëllim për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundje.
“Nën moton “Shpresë & Jetë”, drejtoria e shërbimit social, rinisë dhe arsimit, mblodhën bashkë gra dhe vajza nga të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Himarë në shenjën dhe në frymën e solidariteti. Bashkë me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Vlorë z.Ervis Moçka shprehëm mbështetjen e palëkundur në organizimin e eventeve që japin kontribut të drejtëpërdrejtë dhe rrisin ndërgjegjësimin për komunitetin”, ka shkruar Tavo në Facebook./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...